Dërguti i përgjigjet Shefqet Krasniqi përmes një fotografie gjatë luftës

Dërguti i përgjigjet Shefqet Krasniqi përmes një fotografie gjatë luftës

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, i është kundërpërgjigjur Hoxhë Shefqet Krasniqi, përmes një fotografie gjatë luftës.

“Qe qitu n’maxhe pak”, ka shkruar Dërguti në Facebook.

Dërguti ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njofton Insajderi.

Dedikimi i saj vjen për profesorin e Fakultetit të Studimeve Islame, Shefqet Krasniqin, i cil të martën deklaroi se “oda është burra e kuzhina për gra”.

Kjo deklaratë e tij ka marrë shumë kritika në opinionin publik. /Insajderi.com