Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje po vazhdojnë të merren me kishën ortodokse e ndërtuar në oborrin e Universitetit të Prishtinës.
Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti ka thënë se Komuna e Prishtinës po e trajton kishën ortodokse në oborrin e Universitetit të Prishtinës si ndërtim pa leje, duke shtuar se kjo kishë është simbol i aparteidit të Milloshevicit në Kosovë.
Zyrtarët e Vetëvendosjes kanë dalë hapur kundër vazhdimit të rivitalizimit të kishës serbe e cila është e ndërtuar pa leje në oborrin e Universitetit të Prishtinës, shkruan Zëri.
”Objekti në kampus, është një objekt që nuk ka leje ndërtimi. Ai objekt nuk duhet të quhet kishë dhe thjesht duhet të cilësohet vetëm si objekt pa leje ndërtimi. Ai është objekt që paraqet gjenocidin dhe për ndërtesat e tilla Prishtina ka statusin, objekte të ndërtuara ilegalisht. Duhet të kthehet çdo gjë nga pika zero, duhet të shkarkohet ekzekutivi aktual etj. Marrëveshja e Demarakcionit me Malin e Zi ka shkaktuar destabilizim të brendshëm të vendit dhe kjo aspak nuk është e mirë për shtetin”, ka thënë Dërguti gjatë një konference për media.