Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hapur afatin për aplikim për certikimin e subjekteve politike për zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021, shkruan Insajderi.
Në një njoftim të KQZ-së thuhet se partitë politike, koalicionet, iniciativat qytetarë e kandidatët e pavarur mund të fillojnë aplikimin për certifikim nga sot, gjatë orarit 08:00 deri 16:00, ndërsa afati përfundon më 16 gusht.
“Kërkesat për certifikim dorëzohen në Zyrën për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, në çdo kohë, gjatë orarit të punës, nga ora 08:00 deri 16:00”.
Kujtojmë së ditë më parë, presidentja, Vjosa Osmani ka emëruar Kreshnik Radoniqin si kryetar të KQZ-së, si pasues i Valdete Dakës./Insajderi.com