Deri në 30 minuta pritje në Merdare për të dalë nga Kosova

Deri në 30 minuta pritje në Merdare për të dalë nga Kosova

Pritja nga 20 deri në 30 minuta thuhet se po vazhdon në dalje të Merdares, njofton Insajderi.

Mërgimtarët kanë filluar që të kthehen në vendet jashtë Kosovës pasi i kanë kaluar festat e fundvitit së bashku me familjet e tyre.

Bazuar në të dhënat nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në dalje të Merdares, kolona arrin gjatësinë deri në 250 metra.

Në hyrje nga tre deri në pesë minuta.

Ndërsa, në pikë kalimin kufitar “Dheu i Bardhë”, kolonat janë të gjata nga 100 deri në 130 metra, dhe pritja nga 15 deri në 20 minuta. /Insajderi.com