
Gjatë ditës se premte dhe të shtunën në kufirin Kosovë-Shqipëri janë krijuar kolona të gjata të cilat kanë shkaktuar pritje deri në 30 minuta, përcjell Insajderi.
Shkak i gjithë kësaj turme për ta kaluar fundjavën në Shqipëri, janë masat e fundit shtrënguese të vendosura nga Qeveria e Kosovës kundrejt pandemisë COVID-19.
Qendra për Menaxhimin e Kufijve në Vërmicë ka njoftuar se gjatësia e kolonës ka arritur deri në 400 metra./Insajderi.com