Deri në 30 minuta pritje për ta kaluar kufirin me Shqipërinë

Deri në 30 minuta pritje për ta kaluar kufirin me Shqipërinë

Gjatë ditës se premte dhe të shtunën në kufirin Kosovë-Shqipëri janë krijuar kolona të gjata të cilat kanë shkaktuar pritje deri në 30 minuta, përcjell Insajderi.

Shkak i gjithë kësaj turme për ta kaluar fundjavën në Shqipëri, janë masat e fundit shtrënguese të vendosura nga Qeveria e Kosovës kundrejt pandemisë COVID-19.

Qendra për Menaxhimin e Kufijve në Vërmicë ka njoftuar se gjatësia e kolonës ka arritur deri në 400 metra./Insajderi.com