fbpx

Deri në 540 euro borxh në barnatore – Varfëri e madhe në Skenderaj

Deri në 540 euro borxh në barnatore – Varfëri e madhe në Skenderaj

Banorët e Drenicës nuk po kanë pare as për barna, po i marrin ato borxh nëpër barnatoret e qytetit.

Farmacisti Ilmi Jonuzi, nga Skenderaj, i ka shënuar nëpër fletore emrat e borxhlinjve në barnatoren e tij.

Janë shumë pacientë që kanë marrë barna pa paguar për shkak se nuk kanë para.

Ka raste kur borxhi arrin qindra euro.

Farmacisti nga Skenderaj thotë se nuk mund t’i kthejë klientët pa u dhënë ilaçe, edhe kur ata nuk kanë para, raporton T7.

Jonuzi tregon barnat për të cilat më së shumti kanë nevojë të sëmurët.

E njëjta gjendje është edhe në barnatoret e tjera të qytetit.

Por, është një farmaciste që nuk u jep borxh. E për këtë vendim ajo  thotë se kanë marrë barna duke i thënë se ia kthejnë paratë, por nuk ia kanë kthyer.

Kjo gjendje në Skenderaj ka prekur një mërgimtar nga kjo komunë, i cili i ka shlyer borxhin njërit prej hallexhinjve.

Por, ka shumë që hyjnë borxh në barnatore dhe nuk kanë mundësi të paguajnë./ Insajderi.com