
Deri në dy orë po zgjasin pritjet e bashkëatdhetarëve për të lëshuar territorin e Kosovës nga pika kufitare në Merdarë, njofton Insajderi.
Kolonat e ditës së sotme në këtë pikë shkojnë deri në 800 metra.
Edhe te pika kufitare te Dheu i Bardhë pritjet janë pothuajse të njëjta.
Siç njofton Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit, kolonat në këtë vend shkojnë deri në 550 metra. /Insajderi.com