Deri në dy orë pritje për të dalë nga Kosova

Deri në dy orë pritje për të dalë nga Kosova

Mërgimtarët të cilët vizituan Kosovën për festat e fundvitit kanë filluar të kthehen në vendet ku jetojnë dhe veprojnë, njofton Insajderi.

Kështu ata po detyrohen të presin deri në dy orë për ta kaluar kufirin në Merdarë, për shkak të kolonave të krijuara.

Sipas të dhënave të fundit të përditësuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona në këtë pikë kufitare momentalisht është e gjatë 700 metra.

Ndërkohë, pikat tjera kufitare janë të lira për qarkullim dhe se maksimumi i pritjes është 15 minuta te Dheu i Bardhë, ndërsa më pak se pesë minuta në pikat tjera./Insajderi.com