Mërgimtarët kanë filluar ta lënë Kosovën, pas përfundimit të pushimeve me rastin e festave të fundvitit, dhe të kthehen në vendet ku jetojnë, njofton Insajderi.
Një pjesë e madhe e tyre kalojnë nëpër pikën kufitare Merdarë, me ç’rast krijohen kolona të gjata dhe u duhet të presin në radhë.
Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka publikuar të dhënat nga pikat e kalimit kufitar. Sipas këtyre të dhënave, fluksi më i madh është në Merdarë, ndërkaq pasohet nga pika në Dheun e Bardhë.
Në Merdarë janë krijuar kolona 800-900 metra, dhe për ta kaluar këtë pikë kufitare duhet pritje deri në dy orë.
Ndërkaq, në Dheun e Bardhë pritjet janë deri në një orë.
Ndryshe, festat e fundvitit ka bërë që në Kosovë të ketë fluks mërgimtarësh. Ishte raportuar se edhe para festave, në hyrje të kufirit ishin shkaktuar pritje disa orëshe./Insajderi.com