Deri në dy orë pritje për të dalë nga Kosova

Deri në dy orë pritje për të dalë nga Kosova

Një numër i konsiderueshëm i bashkatdhetarëve kanë ardhur në Kosovë për t’i kaluar festat e fundvitit, njofton Insajderi.

Ne ditën e parë të vitit 2021, një pjesë e tyre kanë filluar të kthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë në Evropë.

Kthimi i tyre ka bërë që në pikat kufitare të krijohen kolona të gjata.

Sipas faqes së Ministrisë së Punëve të Brendshme, në pikën kufitare Merdare ka pritje në dalje nga 90 deri në 120 minuta (dy orë), ndërsa kolona është e gjatë 300 metra.

Kolona të gjata ka edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku gjatësia e kolonës së veturave arrin në 100 metra./Insajderi.com