Deri në dy orë pritje të gjata në Merdarë

Deri në dy orë pritje të gjata në Merdarë

Pikëkalimet kufitare për hyrje-daljet në Kosovë po vazhdojnë të jenë të stërngarkuara, njofton Shqip.com.

Pikëkalimi me kolonat më të gjata të pritjeve është Merdarja, ku kolona shkon deri në 700 metra gjatësi, andaj qytetarët detyrohen të presin deri në dy orë për të kaluar kufirin.

Ndërkohë, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në hyrje të këtij pikëkalimi nuk ka nevojë të pritet.

Situatë e lehtë qëndron edhe në të gjitha vendkalimet tjera kufitare.

Në Jarinje daljet nga territori i Kosovës vonojnë deri në 20-30 minuta, hyrjet përmes kësaj pike vonojnë në pesë deri në 10 minuta. /Insajderi.com