Deri në fund të javës kuptohet emri i kryetarit të ri të LDK-së

Deri në fund të javës kuptohet emri i kryetarit të ri të LDK-së

Kryetari i dorëhequr i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, thotë se deri në fund të kësaj jave do të caktohet data për mbajtjen e Kuvendit të LDK-së, nga ku do të dalë edhe emri i kryetarit të ri të partisë, transmeton Insajderi.

“Deri në fund të javës do të caktohet data e mbajtjes së Kuvendit për zgjedhjen e Kryetarit të ri të LDK-së”, ka thënë Mustafa për Express.

Ai tutje është shprehur se procesi është i hapur për pretendentët dhe propozimet që mund të bëhen në Kuvendin zgjedhor të LDK’së.

“Procesi është i hapur për pretendentët dhe për propozime në Kuvend. Për Kryetarin e ri vendosë Kuvendi i LDK-së”, tha tutje ai derisa u pyet për akuzat e bëra drejt tij se po dëshiron të imponojë emrin që do ta pasojë postin që e drejtoi ai deri tani. /Insajderi.com