Deri në fund të verës pritet të arrihet imunitet kolektiv në Maqedoninë e Veriut

Deri në fund të verës pritet të arrihet imunitet kolektiv në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, thotë se deri në fund të verës pritet që të vaksinohen rreth 60 për qind e popullatës në këtë vend, me çka pritet që vendi të arrijë imunitetit kolektiv ndaj COVID-19.

Filipçe thotë se të gjitha vaksinat janë të sigurta dhe nuk ka nevojë që qytetarët të bëjnë dallime.

“Vlerësimi ynë është se deri në fund të verës, mund të arrijmë imunitet kolektiv, duke marrë parasysh të gjitha sasitë e vaksinave që duhet të mbërrijnë në vendin tonë”, tha Filipçe.

Deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë vaksinuar 130.878 persona. /Insajderi.com