Deri në orën 14:00 në Infektivë janë vaksinuar rreth 100 punëtorë shëndetësorë

Deri në orën 14:00 në Infektivë janë vaksinuar rreth 100 punëtorë shëndetësorë

Procesi i vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë ka filluar sot (e martë) dhe deri në orën 14:00 kurën kundër kësaj sëmundje e kanë marrë rreth 100 punëtorë shëndetësorë, përcjell Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

Me ekipin e mrekullueshëm të vaksinimit të QKMF të Obiliqit që deri në ora 14:00 vaksinoi në Klinikën Infektive të QKUK-së rreth 100 personel shëndetësor të kësaj klinike me vaksinën AstraZeneca”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Vaksinimi në Kosovë po bëhet me vaksinën AstraZeneca, ku i pari që e mori ishte kryeministri Albin Kurti, e pas tij zyrtarja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, Isme Humolli, infektologu, Sali Ahmeti dhe aktori Selman Jusufi.

Ndryshe, 24 mijë doza të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca, të cilat Kosova i ka pranuar nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kanë arritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” të dielën e 28 marsit./Insajderi.com