Deri rreth orës 15 votuan 27.98% e qytetarëve

Deri rreth orës 15 votuan 27.98% e qytetarëve

Faqja zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e votimeve deri në orën 15:00 në të gjitha pikat e vendvotimeve në Kosovë, të cilat janë hapur sot në orën 07:00 të mëngjesit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me rezultatet e votimeve deri në orën 15:00, ku numri i përgjithshëm i votuesve është 2.490, ndërsa numri dhe përqindja e vendvotimeve nga të cilat janë dërguar të dhënat është 1.686 / 67,71% të vendvotimeve.

Numri i përgjithshëm i votuesve që kanë votuar që është regjistruar deri në orën 15:00 është 476.850. Ndërsa, përqindja e votuesve që kanë votuar është 27,98%.