Deri të mërkurën mbi 4200 punëtorë shëndetësorë janë vaksinuar kundër COVID-19

Deri të mërkurën mbi 4200 punëtorë shëndetësorë janë vaksinuar kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se deri të mërkurën janë vaksinuar kundër Coronavirusit gjithsej katër mijë e 200 punonjës shëndetësorë, përcjell Insajderi.

Ndërkaq, të enjten procesi i vaksinimi ka vazhduar me qytetarët e grup-moshës mbi 80 vjeçe, fillimisht me personat mbi 85 vjeç, për të vazhduar pastaj me ata 80-84 vjeç.

“Deri dje, mbi 4200 nëpunës të institucioneve shëndetësore kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19, ndërsa nga sot, procesi është shtrirë edhe te grupet e tjera prioritare sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19, përfshirë këtu të moshuarit dhe personat e vendosur në shtëpitë e kujdesit për të moshuar”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Tutje, thuhet se ekipi menaxhues i procesit të vaksinimit në Prishtinë, përkrahur nga Komiteti për vaksinim kundër COVID-19, bashkë edhe me ekipet e njësive të vaksinimit anekënd Kosovës, vullnetarët, dhe kontribuues të tjerë janë përfshirë në administrimin e këtij procesi shumë të rëndësishëm në luftën e përbashkët kundër COVID-19./Insajderi.com