“Derisa të jem unë Bosnja nuk do ta njeh Kosovën”

“Derisa të jem unë Bosnja nuk do ta njeh Kosovën”

Anëtari serb i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Mlladen Ivaniq, në një intervistë ekskluzive për Deutsche Wellen, thotë se ai kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Derisa të jem unë këtu kjo nuk do të ndodhë. Unë mendojë se si Kosova e ka fituar pavarësinë e saj është në kundërshtim me të drejtat ndërkombëtare, prandaj Kosova nuk do të njihet”, ka thënë ai.

Por ai do të bënte një përjashtim.

“Unë do t’i respektoj të gjitha vendimet e Serbisë”, thotë ai në pyetjen se çfarë do të bënte sikur Serbia të vendoste për normalizimin e raporteve me Kosovën.

Pse Bosnje-Hercegovina nuk e njeh Kosovën?

Pse Bosnje-Hercegovina nuk e njeh Kosovën?Anëtari serb i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Mlladen Ivaniq, në një intervistë ekskluzive për Deutsche Wellen, thotë se ai kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Por ai do të bënte një përjashtim. "Unë do t'i respektoj të gjitha vendimet e Serbisë", thotë ai në pyetjen e fundit, se çfarë do të bentë sikur Serbia të vendoste për normalizimi e raporteve me Kosovën. Për më shumë shikoni videon:

Posted by DW Shqip on Wednesday, 15 November 2017