“Deshën të na eliminojë politikisht”- Flet Konjufca pas deklarimit në Prokurori

“Deshën të na eliminojë politikisht”- Flet Konjufca pas deklarimit në Prokurori

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Gluak Konjufca, është intervistuar sot në Prokurorinë e Shtetit rreth kallëzimit penal ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veselit, lidhur me rastin e “Organizatës Syri i Popullit”, raporton Insajderi.

Ai pas intervistimit është deklaruar për media, ku ka treguar arsyeja pse kanë paditur Thaci e Veselit.

Sipas Konjufcës,  Thaçi e Veseli me deklarimet e tyre janë munduar që ta lidhin VV me terrorizëm dhe me vrasjet e luftës.

“Pretendimet e Thaçit dhe Veselit ishin që ta lidhen VV me terrorizmin me vrasjet e luftës në kohën e Luftës Çlirimtare dhe gjatë vitit 2000, dhe kjo është e papranueshme për këtë  arsye edhe i kemi paditur”, ka thënë Konjufca.

Tutje, Konjufca ka shtuar se Thaci e Veseli e kanë parë VV si kundërshtarë politike dhe kanë dashur ta eliminoj nga skema politik, duke përfshirë këtu edhe Albin Kurtin dhe Konjufcën.

“Ata kanë pasur synim politik që duke e konsideruar Lëvizjen Vetëvendosje kundërshtar politik të bëjë kësi mveshje të veprave të rëndë penale përmes deklarimeve të rrejshme ashtu që ta eliminojnë prej skemë politike pra ta diskualifikojnë politikisht Albin Kurtin dhe mua”, ka shtuar më tej.

Sipas tij, Kosova më nuk do të pres kur janë në pyetje krerët e shteti që kanë treguar se janë dirigjues të institucioneve të drejtësisë.

“Është një lajm i mirë më në fund që prokuroria po aktivizohen dhe që në Kosovës nuk do të presim me vite kur janë në pyetje që krerët e shteti të cilët me deklaratat e tyre kanë treguar se janë dirigjuese të institucioneve të drejtësisë”, ka përfunduar Konjufca./Insajderi.com