
Një rast i falsifikimit të parasë është raportuar në rr. “Ukshin Kovaçica” në Mitrovicë. Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:36 minuta.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë (njëri i mitur), pasi që të njëjtit kanë marrë disa artikuj në një furrë buke dhe punëtorit ia kanë ofruar për pagesë një kartëmonedhë prej 100 € që dyshohet të jetë e falsifikuar. Pas intervistimit në stacion policor janë shoqëruar edhe dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, pasi që për të njëjtit dyshohet se në bashkëveprim në mënyrë të organizuar kanë vënë në qarkullim kartëmonedhën e dyshuar’, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.