![Deshi t’i japë 5 euro ryshfet policit, por dërgohet në burg](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2018/07/der-neue-fuenfer-ist-der-erste-der-zweiten-generation-der-euro-scheine-seit-der-einfuehrung.jpg)
Një person është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë dje pasdite pasi ka tentuar t’u japë ryshfet zyrtarëve policorë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë pasi i njëjti gjersa ishte duke drejtuar një automjet transportues për bartjen e veturave pa dokumentacion të rregullt i kishte ofruar zyrtarit policor 5 euro para ryshfet”, thuhet në raportin e policisë.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.