Dëshira e Milosh Jovanoviq: “Kosova të kthehet nën Serbi”

Dëshira e Milosh Jovanoviq: “Kosova të kthehet nën Serbi”

Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Milosh Jovanoviq, e dëshiron Kosovën përsëri pjesë integrale të Serbisë.

Sipas Jovanoviq, “e vetmja zgjidhje e mundshme për çështjen e Kosovës është ri-integrimi i Kosovës në rendin kushtetues dhe ligjor të Serbisë”, shkruan gazeta serbe Danas, njofton Insajderi.

Jovanoviq, lider i partisë nacionaliste serbe, që u themelua në vitin 1992 nga Vojisllav Koshtunica, duke folur për një televizion në Serbi megjithatë nuk ka treguar se si mund të bëhet kjo, por ka thënë se Serbia s’mund të pranojë një marrëveshje që nënkupton më pak se rikthim të Kosovës.

Ka thënë se e kupton që kjo nuk është e lehtë dhe se nuk është diçka që zgjidhet brenda natës, porse “rezultat përfundimtar do të duhet të jetë kthimin e sovranit të Serbisë mbi Kosovë”./Insajderi.com