“Dëshirë e madhe për të vazhduar jetën”, taksisti shqiptar tregon ndjesitë e rikthimit në punë

“Dëshirë e madhe për të vazhduar jetën”, taksisti shqiptar tregon ndjesitë e rikthimit në punë

Eldi është një nga taksistët që është rikthyer sot në punë, pas më shumë se 40 ditësh mbyllje, për shkak të karantinës.

Në një lidhje telefonike në emisionin e mëngjesit në Report Tv, “Shtypi i ditës dhe Ju”, me gazetarin Andi Kapxhiu, Eldi tregoi ndjesitë që po përjetonte mbi rikthimin në punë.

“Një dëshirë e madhe për të vazhduar gradualisht jetën, pati një shkëputje data 10 mars, më kujtohet shumë mirë, por besoj me kalimin e kohës do t’i kthehemi normalitetit. Drejtuesi i mjetit duhet të jetë me maskë dhe doreza dhe pasagjeri do ulet në mënyrë diagonale, dhe pasagjeri me maskë dhe doreza. Shërbimi do jetë për një person, që mund të shoqërohet nga një fëmijë ose një person me aftësi ndryshe, maksimumi janë 2 persona. Në të kundërtën ka masa ndëshkimore. Përveç protokolleve kemi marrë masa për informim, për këshillat, mundohemi t’i vendosim në pjesën e prapme. Jam shumë i habitur dhe shumë i gëzuar, më duket sikur po kthehemi normalitetit,”- tha Eldi.