Dëshmia e New York Times: Nëna vajton djalin 11 vjeçar të vrarë nga forcat serbe

Dëshmia e New York Times: Nëna vajton djalin 11 vjeçar të vrarë nga forcat serbe

32-vjeçar do të ishte sot Shemsi Elshani po qe se nuk do të ishte viktimë e krimeve të kryera nga serbët në Kosovë.

Në një fotografi të bërë për New York Time, shihet se si nëna e Shemsiut, i cili në kohën kur ishte vrarë ishte vetëm 11-vjeçar, vajton pranë trupit të djalit të saj, i cili u qëllua nga snajperët serbë derisa ishte duke prerë drunjtë me babain e tij.

Kjo foto rrëqethëse është bërë, më 25 tetor 1998 në Krajkovë.

Në rrëfim përshkruhet edhe fakti se funerali i tij u përcoll nën breshërit e plumbave për shkak të luftës që po ndodhte në Kosovë.

‘’Ky djalë do të ishte 32 vjeç sot nëse nuk do të ishte vrarë’’,  thuhet mes tjerash në përshkrimin e një reporteri ndërkombëtar, Alan Chin.

Ofshamat dhe bërtimat e kësaj nëne nga Drenica, ishin kapur si një moment tejet i vështirë i asaj cfarë po përjetonin shqiptarët kosovarë si pasojë e krimeve që po kryheshin nga forcat serbe.

Fotografia fillimisht ishte shkrepur për New York Times, nga Cecilia Bohan dhe Jessie Witt.