Dëshmia e personit të parë që pa trupin e pajetë të Astrit Deharit në qeli

Dëshmia e personit të parë që pa trupin e pajetë të Astrit Deharit në qeli

Naser Makolli, shoku i qelisë së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, rrëfente se më 5 nëntor të vitit 2016 e kishte gjetur të shtrirë në dysheme dhe me një shishe të plastikës në gojë aktivistin e ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje në qelinë që e ata e ndanin bashkë.

Dëshmitari kyç i rastit, i cili vdiq pesë muaj pas vdekjes së dyshimtë të Astrit Deharit, në dëshminë e tij para hetuesve policorë më 5 nëntor të vitit 2016, tregonte se pasi e kishte parë trupin e pajetë të Deharit në qeli e kishte njoftuar mjeken e Qendrës së Paraburgimit.

“Kur jemi kthyer në orën 15:00 në dhomë, atë e kam gjetur të shtrirë në dysheme dhe fare nuk lëvizte. Në gojë ka pasur një shishe të plastikës me mjaltë. Menjëherë e kam thirr mjeken dhe më njoftoi se s’ka puls”, kishte deklaruar Makolli në një deklaratë tjetër ku dëshmonte për rastin e Deharit, tashmë të ndjerë.

“Ne në dhomë nuk kemi zhileta të cilat janë të përshtatshme për lëndim, e as ndonjë brisk. Unë kam mbetur i habitur se si ka mundur të shkaktoj vetes dëm, dhe si ka mundur të ndodhë kjo”, kishte thënë ai.

Dëshmitari kyç në rastin e vdekjes së Astrit Deharit vdiq vetëm gjashtë muaj më vonë, e Shërbimi Korrektues kishte thënë se i njëjti kishte pasur probleme shëndetësore.

 

Emisioni “Review” / Në studio të ftuar “Stupcat”