Nesër për të pestën herë në pesë vitet e fundit, do të takohen qeveritë e Kosovës dhe të Shqipërisë.
Kësaj radhe nikoqir i këtij takimi do të jetë qyteti i Pejës, shkruan Gazeta Insajderi.
Mbledhjet e dy qeverive janë kritikuar shumë shpesh për dështimin në zbatimin e marrëveshjeve.
Në agjendën e publikuar madje së fundi për mbledhjen e nesërme, është treguar ora e saktë edhe e një veprimi të çuditshëm.
Tregohet me minuta kur do të fotografohen zyrtarët e dy qeverive.
“13:00 Fotografia e përbashkët e të dy kabineteve qeveritare”, thuhet në agjendën që iu është dërguar mediave.
Kjo është agjenda e plotë:
10:15 Ceremonia shtetërore e mirëseardhjes.
10:30 Fillimi i mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.
12:00 Ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërmjet dy qeverive.
12:30 Konferenca e përbashkët për media e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
13:00 Fotografia e përbashkët e të dy kabineteve qeveritare.