Dëshmia që tregon se sa të kota janë mbledhjet e dy qeverive shqiptare

Dëshmia që tregon se sa të kota janë mbledhjet e dy qeverive shqiptare

Nesër për të pestën herë në pesë vitet e fundit, do të takohen qeveritë e Kosovës dhe të Shqipërisë.

Kësaj radhe nikoqir i këtij takimi do të jetë qyteti i Pejës, shkruan Gazeta Insajderi.

Mbledhjet e dy qeverive janë kritikuar shumë shpesh për dështimin në zbatimin e marrëveshjeve.

Në agjendën e publikuar madje së fundi për mbledhjen e nesërme, është treguar ora e saktë edhe e një veprimi të çuditshëm.

Tregohet me minuta kur do të fotografohen zyrtarët e dy qeverive.

“13:00  Fotografia e përbashkët e të dy kabineteve qeveritare”, thuhet në agjendën që iu është dërguar mediave.

Kjo është agjenda e plotë:

10:15  Ceremonia shtetërore e mirëseardhjes.

10:30  Fillimi i mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

12:00 Ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërmjet dy qeverive.

12:30  Konferenca e përbashkët për media e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

13:00  Fotografia e përbashkët e të dy kabineteve qeveritare.