InDoks u transmetua dokumentari “Patriotë të çmendur”- pjesa e dytë. Në këtë dokumentar" />

Dëshmitarët e mbrojtur e akuzojnë anëtarin e Vetëvendosjes për bashkë-organizim atentatesh

Dëshmitarët e mbrojtur e akuzojnë anëtarin e Vetëvendosjes për bashkë-organizim atentatesh

Në emisionin InDoks u transmetua dokumentari “Patriotë të çmendur”- pjesa e dytë.

Në këtë dokumentar zbulohen edhe detaje interesante për atentatin e parë të organizatës terroriste “Syri i popullit” dhe veprimet e tjera të kësaj organizate.

Nga minuta 38:00 e tutje InDoKS sjell detaje nga dosja e Prokurorisë ku aty së paku dy dëshmitarë të mbrojtur e akuzojnë anëtarin e Vetëvendosjes, SadriPamabaja përbashkë-organizim atentatesh. Por, sa janë të besueshëm ata?

Në 50 minuta të dokumentarit InDoks me autor Visar Duriqi për herë të parë do të zbulohet edhe kush e krijoi këtë organizatë, se a pati agjentë të huaj të spiunazhit të infiltruar në të dhe cilës parti opozitare po tentohet ti faturohet kjo organizatë terroriste.

Mbrojtësit e të akuzuarve për herë të parë zbulojnë provat që ata thonë që i kanë që ky është një proces më shumë politik se sa ndjekje e drejtësisë kundër kriminelëve .

A ka atentatorë të lirë të “Syrit të Popullit”? Si duket kjo organizatë, Shtabi i Përgjithshëm i saj dhe si financohej. Këto dhe detaje të tjera zbulohen gjerësisht në pjesën e dytë të dokumentarit “Patriotë të çmendur”.

InDoks është emision hulumtues që prodhohet nga Gazeta OnlineInsajderi. /Insajderi.com

Këtu e gjeni videon e plotë të dokumentarit: