Dëshmitari i 6-të në rastin e Mustafës rrëfen për keqtrajtimin e dy personave në një ahur

Dëshmitari i 6-të në rastin e Mustafës rrëfen për keqtrajtimin e dy personave në një ahur

Dëshmitari i gjashtë i cili po dëshmon në gjyqin ndaj Salih Mustafës në Hagë, ka folur rreth mbajtjes së dy personave në një ahur, për të cilët thotë se janë keqtrajtuar.

Ai ka shtuar se disa herë në ahurin që janë mbajtur janë dërguar të nxirë nga rrahjet që u janë bërë.

“Ata kur kanë shkuar nuk kanë pas informatë për keqpërdorime. Deri sa kanë fillu me na marrë në pyetje të gjithëve”, ka nisur të rrëfejë ai.

“Kur ka fillu marrja në pyetje na kanë marrë një nga një. Na kanë mbuluar fytyrën. Kur kemi shku aty na e kanë heq mbulesën prej fytyre edhe e kemi pa që jemi në një vend tjetër ka qenë afër, ndoshta në kat të dytë”, shtoi më tej ky dëshmitar.

I pyetur nga prokurori Cesar Michaluk se sa herë janë marrë në pyetje këta dy persona, dëshmitari tha se ka ndodhur dy-tri herë.

Ai më tej tha se nuk i ka pyet për marrjen në pyetje, por i ka dëgjuar duke fol. “I kanë rreh shuplaka fytyrës”.

Dëshmitari i gjashtë në gjykimin ndaj Salih Mustafës

Cezar Michaluk: Ju thatë që në një moment u soll një person në ahur, me duar të lidhura, e kishte fytyrën e nxirë, hunda, sytë. Mund të qëndronte në këmbë dhe të fliste ngapak por me sy të mbyllura. Përveç ënjtjeve a ka pasur lëndime të tjera që i keni parë?

Dëshmitari: I përmenda me herët. Ka qen i nxirë

Cezar Michaluk: A e patën sjellë me parë këtë njeri në ahur?

Dëshmitari: E kanë sjellë edhe një herë. Por herën e dytë ka qenë gati në gjendje të vdekur. Mezi rrike në këmbë. E shihnim prej vrimave që e goditshin 5-6 vetë. Pasi e kanë përfundu rrahjen e kanë pru të ne. Sa herë na e kanë pru na kanë thanë me thonë vdekje tradhtarëve, vdekje hajnave, lavdi UÇK-së.

Cezar Michalzuk: Ku ndodhi rrahja?

Dëshmitari: Jashtë. Brenda asnjëherë nuk ka ndodhur.

Cezar Michaluk: Nëse jashtë ka ndodhur, si e kuptuat?

Dëshmitari: Prej vrimave u shike sa persona kanë qenë. Ishin me shumë se pesë vetë. /Insajderi.com