Dëshmitari i tretë i cili po dëgjohet sot në seancën gjyqësore ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, thotë se është rrahur e maltretuar nga Mustafa që njihet si komandant “Cali”.
I pyetur se si ndodhi ngjarja, ai filloi duke thënë se shkoi të kyçej në UÇK, ku vazhdoi rrugën me disa shokë të tij për në fshatin Mramor.
“Ne vazhduam rrugën me disa shokë, komshinj aty, vazhduam rrugën për në Mramor nëpër male dhe dolëm në një fshat në Mramor. Në Mramor shkuam te një shkollë, aty kishte pasur njerëz, aty qëndruam një natë. Nesër na tregun për një fshat Zllash”, ka thënë fillimisht ai.
I pyetur se çfarë bënë kur shkuan në Zllash, dëshmitari thotë se me të mbërritur atje, iu morën shënimet dhe mbetën aty për pesë ditë, teksa thotë se komandant aty ishin Fatmir Sopi, Adem Shehu dhe një person tjetër i ashtuquajturi “Triumfi”.
Dëshmitari më tej thotë se aty ka qenë Bridaga “153” në ditët sa, sipas tij, kishin stërvitë, ku thotë se pas 4-5 ditëve ka ardhur një njësi, e quajtur “Skifterat” dhe e morën.
“Sa e di ka qenë Brigada 153 ku u lajmëruam ne, ku na kanë pranu, ku kemi qëndruar ato ditë dhe jemi stërvitur. Ato stërvitje kanë qenë më poshtë se shkolla, svarrë, me u ngjitë në tela”, ka thënë ai.
“Fatmir Sopi na ka marrë shënimet, me Adem Shehun i kemi bërë stërvitjet. Aty i kam njoftuar, aty i kam parë për herë të parë. Ka pasur shumë djem të ri që janë kyç para neve, na treguan se kjo është Brigada 153 e Adem Shehut, Fatmir Sopit, Triumfit. Katër ditë qëndrova aty, në të pestën ka ardhur më ka marrë një grup tjetër, katër ushtarë me Tesha të zeza, qysh e kam kuptuar pastaj ‘Skiftarat’ quheshin”, tha më tej dëshmitari.
Teksa prokurorja e pyeti nëse kishin ndonjë shenjë dalluese në uniformat e zeza, dëshmitari tha se “më vonë e kam kuptuar se kishte një shenjë me tri shkronja ‘BIA’.
Tutje, dëshimtari tregoi ngjarjën që sipas tij ndodhi më të mbërritur ushtarët, ku tha se “më thanë hajde se kemi punë pak, komandanti po do me bisedu me ty”.
Në këtë moment, ai thotë se katër ushtarët ishin të armatosur, dhe s’kishte mundësi që ta refuzonte shkuarjen me ta.
Prokurorja e pyet se “çfarë bëre ti në atë moment?”
“U nisa me ta, vazhdova me ta”.
“Mu me thanë vetëm që ka me bisedu komandanti. Edhe s’ke pas çka me menu ti, me katër vetë të armatosun edhe me të shku mendja me menu diçka s’ke mujt”, ka thënë ai.
Më pas, dëshmitari, identiteti i të cilët është i pazbuluar, thotë se më të afruar afër objektëve, i është vënë një thes i zi në kokë, për t’ia pamundësuar pamjen.
“Kur u afruam afër vendit, më thanë ule kokën dhe më nuk e dija se ku po më dërgojnë dhe çfarë po ndodhë. Kur jemi afruar te objekti, një thes i zi ma vunë në kokë dhe më dërguan në një objekt brenda”.
“Kur më dërguan brenda ndërtesës aty kishte qenë komandanti i tyre dhe më tha kush je? – I tregova që kam ardhë me kontribu. Më tha pse po rren, më ngriti zërin, me bërtima të mëdha më sulmoi dhe filluan të gjithë të më rrahin”, vazhdon të tregojë ai.
“Nuk e kom kuptu menjëherë kush osht, po masnej e kom kuptu kush është e masnej tu i dëgju, komandant Cali”.
Ndërsa, i pyetur se çfarë kishte veshur komandanti sipas tij, ai u përgjigj se kishte vetëm një unifromë të ushtrisë.
“Veç një jakne të ushtrisë ksi me lara”.
Tutje, dëshmitari në dëshminë e tij thotë se nuk i është treguar arsyeja se pse gjendet aty, por vetëm se është ushtruar dhunë ndaj tij.
A kishte ndonjë shënim, detaj tjetër nga mënyra se si ishte veshur ai?
“Ai më pyeti për cka ke ardhë? Unë i thashë që kam ardhë me u kyç në ushtri. Ai më tha po rren se ke ardhë për qëllime tjera”.
“Kështu me disa bërtime, trego pse po rren e këso gjërash. Më shajti e më sulmoi. Ja nisi me m’rreh e tani filluan këta tjerët”.
“Ma ka mshu shuplakë i pari, tani kanë fillu me këto tjerat, këta mbrapa që i kom pas ma kanë mëshu boksa, shkelma deri sa më alivanosën”
“E rrahura përfundoi deri n’alivanosje. M’kapen zhag e mqiten, m’gjakosën krejt”, është shprehur dëshmitari.
Më pas, dëshmitari thotë se prej dhomës ku sipas tij, ka ndodhur e rrahura, është dërguar në një stallë lopësh. /Insajderi.com