Dëshmitari kundër Salih Mustafës kërkon dëmshpërblim nga Gjykata Speciale

Dëshmitari kundër Salih Mustafës kërkon dëmshpërblim nga Gjykata Speciale

Ish-komandanti i UÇK-së – Salih Mustafa, në gjykimin e tij të parë nga Specialja

Dëshmitari i parë kundër ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafës, ka kërkuar dëmshpërblim nga Gjykata Speciale

Pasi, siç pretendon ai, “rrahje që i kanë ndodhur” e “kanë lënë me probleme fizike”, për këtë thotë se “s’mund të punojë”.

“Dorën e kam të thyer në tri vende që më kanë rrahur. Pastaj, nuk e kam ditë por ka ndodhë që një ditë i kam pirë 10 ilaçe të kokës dhe kam shkuar tek mjeku ka konstatuar se duhet të bëhem operacion për shkak të rrahjes”.

“Gishtin e mesit të dorës së djathtë e kam të thyer, dhëmbët e thyer. Krejt trupin të llomitur”, përshkruan ai.

Siç pretendon ai “gjithë dhëmbët i ka të thyer, pas rrahjeve që sipas tij ka marrë me shqelma e boksa teksa thotë se edhe nofullën e ka pasur të lënduar për një kohë”.

Identiteti i dëshmitarit mbetet sekret për publikun. /Insajderi