Dëshmitari në rastin e Mustafës: Më kanë mbajtur në një ahur, kishte edhe persona tjerë

Dëshmitari në rastin e Mustafës: Më kanë mbajtur në një ahur, kishte edhe persona tjerë

Dëshmitari i katërt në rastin ndaj Salih Mustafës, tha se ishte ishte mbajtur në një ahur të kafshëve në Zllash, ku gjindeshin edhe katër persona tjerë, përcjell Insajderi.com.

Sipas tij, dy njerëz me maskë e kishin dërguar në Zllash, teksa thotë se ata kishin një “emblemë si zakonisht”.

“Dy njerëz me maskë më çuan aty, kishin një emblemë si zakonisht, nuk kanë pasur diçka tjetër”, tha ai.

Tutje, teksa u pyet lidhur me vendndodhjen e ahurit, dëshmitari tha se nuk ka vënë re diçka, duke thënë se ahuri ishte i vogël, që kishte dritare.

“Aty kanë qenë katër persona të tjerë, nuk kam parë që ka pasur roje. Ushqimi ka qenë i mjaftueshëm. Po them i mjaftueshëm për kohën e luftës. E them me bindje të plotë se ushqimin që e kanë hangër ata vet na e kanë pru neve brenda”, ka shtuar ai.

Po ashtu, ai thotë se brenda ahurit ku ishin vendosur, njeriu krahasohet me kafshën.

“Kur individi hyn aty brenda s’e ka më ndjenjën e njeriut, por krahasohet me kafshë. Nuk e di si me ta përshkru kur njeriu përfundon në një ahur që nuk e ka pa as ëndërr.”

Ai tregon se ka qëndruar aty që nga 4 deri më 18 prill./Insajderi.com