Dëshmitari në rastin e Mustafës: S’e dija që “Skifterët” njiheshin ndryshe si BIA

Dëshmitari në rastin e Mustafës: S’e dija që “Skifterët” njiheshin ndryshe si BIA

Dëshmitari i pestë kundër ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafës, është duke dëshmuar në Gjykatën Speciale, ku ka thënë se “nuk e dija që “Skifterët” njiheshin ndryshe si BIA”.

Dëshmitari sot është marrë në pyetje nga trupi gjykues lidhur me bazën e “Skifterëve” dhe për disa fotografi të pjesëtarëve të kësaj njësie në Zllash.

Ai në këto fotografi e ka identifikuar edhe Salih Mustafën, i njohur si Komandant Cali. /Insajderi.com

Pjesë nga dëshmia:

Gjykatësja: A e dini nëse e kanë pasur ndonjë emër tjetër Skifterët?

Dëshmitari: Jo nuk e di.

Gjykatësja: Po tani, a e dini nëse e kanë pasur ndonjë emër tjetër ata?

Dëshmitari:  Po.

Gjykatësja: Cili është ky emër?

Dëshmitari: BIA.

Gjykatësja: Nëse do ta përmbledh, ajo çfarë po thua ti është që gjatë luftës, ti nuk e dije që “Skifterët” quheshin ndryshe edhe BIA?

Përgjigja e paqartë e dëshmitarit.

Gjykata Speciale në Hagë

Gjykatësja: Kur e ke mësuar ti emrin BIA?

Dëshmitari: Pas lufte.

Gjykatësja: Në çfarë konteksti e ke mësuar këtë emër?

Dëshmitari: Nuk e di.

Gjykatësja: A e di ti se çfarë domethënie ka shkurtimi BIA?

Përgjigja e paqartë e dëshmitarit.

Gjykatësja: Dje ti na the që ke shkuar një herë në bazën e “Skifterëve”. Dua të të pyes se a je futur ti brenda në bazën e “Skifterëve” apo ke qëndruar jashtë?

Dëshmitari: Jashtë kam qëndruar.

Gjykatësja: Nëse thoni kam qëndruar jashtë çfarë do të thuash me këtë?

Dëshmitari: Nuk kemi hyrë në objekt. Vetëm e kemi lanë ushqimin aty e ka marrë një ushtar dhe ne e kemi vazhduar rrugën.

Gjykatësja: Nëse unë përdorë fjalën baza e “Skifterëve”, a është term i duhur ky, sepse ti the që bëhet fjalë për një shtëpi?

Dëshmitari: Sa më kujtohet mua, një shtëpi ka qenë.

Gjykatësja: A e di ti nëse forcat serbe kanë arritur në bazën e “Skifterëve”, gjatë ofensivës serbe?

Dëshmitari: Po mendoj që …. kanë hyrë forcat serbe.

Gjykatësja: Po në fakt këtë e kemi thënë edhe në intervistën e ZPS-së. Pyetja ime i referohet bazës së “Skifterëve”, apo shtëpisë ku e kishin bazën “Skifterët”. A e di ti në qoftë se forcat serbe kanë shkuar deri tek baza e “Skifterëve”?

Dëshmitari: Nuk e di nëse kanë hyrë në atë pjesën atje. Nuk kanë qenë në atë zonë.

Gjykatësja:  A mund të më thoni se kush është Cali në këtë fotografi?

Dëshmitari: Ai që është ulur.

Gjykatësja: Janë dy persona ulur. Çfarë ngjyre ka kapela që ka vënë personi?

Dëshmitari: Të kuqe.

Gjykatësja: A e njihni një ose më shumë persona nga kjo fotografi?

Dëshmitari: Vetëm komandant Calin.

Gjykatësja: A mund të na e shpjegosh se ku është ky person në fotografi?

Përgjigja e dëshmitarit e paqartë.

Gjykatësja: A ka kapele personi?

Përgjigja e paqartë e dëshmitarit