Dështon mbledhja e Komisionit Hetimor për Menaxhimin e Pandemisë COVID-19

Dështon mbledhja e Komisionit Hetimor për Menaxhimin e Pandemisë COVID-19

Ka dështuar në mungesë të korumit raportimi i Nenad Rashiq në Komisionin hetimor për menaxhimin e pandemisë.

Ish-udhëheqësi i Zyrës për Komunitete në Zyrën e ish-kryeministrit, Albin Kurtit, është ftuar që të jap detaje rreth menaxhimit të pandemisë gjatë kohës sa ishte në pozitë.

Por, vetëm, Mimoza Kusari-Lila, Veton Berisha, Bekim Haxhiu e Ilir Fetahi – ishin të pranishëm në sallë.

Për këtë raportimi i Rashiqit u anulua. /Insajderi.com