Dështon mbledhja e Komisionit për emërimit e kandidatëve të Bordit të RTK-së

Dështon mbledhja e Komisionit për emërimit e kandidatëve të Bordit të RTK-së

Mbledhja e Komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës ka dështuar të mbahet, përcjell Insajderi.com.

Për shkak të mungesës së kuorumit e pas shumë debatesh, Komisioni nuk ka arritur që të shqyrtojë as listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së.

Deputetët nuk kanë rënë dakord as për caktimin e datës së intervistimit për anëtarët e Bordit të RTK-së, teksa kryetari i këtij Komisioni, Armend Zemaj, tha se ngae hëna do të fillojë intervistimi i tyre.

Mbledhja e Komisionit.

“Prej të hënës në mëngjes, në ora 09:00 të përgatiten, ka me filluar intervisitmi i kandidatëve”, tha Zemaj.

Kurse, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Armend Muja, propozoi që e premtja të jetë ditë intervistimi, pasi që e hëna është shumë afër dhe nuk ka nevojë për nguti, raporton EO.

“Duhet të dakordohemi për mënyrën e intervistimit, jo të gjithë anëtarët janë prezent se për shkak të agjendës”, tha ai.

Ndërkaq, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar që mazhoranca të krijojë shumicën.

“Nëse nuk është opsion se e hëna, komisionet nuk shtyhen sepse anëtarët e tjerë që i bien ligjet në kuvend, të sigurohet mazhoranca dhe të jenë edhe deputetët këtu, nëse mundemi me filluar prej të hënës i lëmë pesë ditë angazhim”, tha ajo.

Ndërkaq, pas këtyre mospajtimeve, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyçi, ka qenë e para që ka dalë nga mbledhja e Komisionit./Insajderi.com