pa" />

Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e paralajmëruar të mbahet në orën 11:00, ka dështuar pasi nuk ka pasur kuorum.

Para mediave ka folur shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, i cili tha se nuk kanë të caktojnë seancën e radhës të Kuvendit, pasi sipas tij në mbledhje të Kryesisë ka munguar pozita.

Është shprehur se pas rezultatit të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit “si duke mazhoranca nuk ka shumë vullnet me qenë në Kuvend”.

“Nuk ka vullnet për të shtyrë agjendën parlamentare përpara. Megjithatë ne u bëjmë thirrje që të vijnë sepse e kanë obligim ligjor e kushtetues që të jenë prezent”, ka thënë Tahiri.

Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se mbledhja ka dështuar në mungesë të nënkryetarëve të Kryesisë, por sipas tij nuk ishte e qëllimshme.

Megjithatë, ka shtuar se debati për anulimin e projektit për gazsjellësin amerikan duhet të mbahet sa më shpejtë.

“Nuk e konsideroj të qëllimshme pasi nuk kishte mungesë vetëm nga Vetëvendosje, por edhe nga partitë e tjera. Për ne si grup parlamentar është jashtëzakonisht me urgjencë që të ndodhë debati parlamentar”, është shprehur Tahiri./Insajderi.com

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Besnik Tahiri