Dështon përsëri votimi i projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së

Dështon përsëri votimi i projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së

Përsëri ka dështuar të votohet në parim projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga deputetët e Kuvendit pasi nuk ka pasur kuorum, njofton Insajderi.

Kanë votuar vetëm 35 deputetë për këtë projektligj, numër i pamjaftueshëm ky për ta vlerësuar votim pro ose kundër.

Kjo është hera e dytë që nuk ka kuorum për votim të këtij projektligji.

Edhe herën e parë, pas zhvillimit të diskutimeve, projektligji u hodh në votim, por nuk kishte kuorum në sallë.

Të mërkurën, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ftoi Partinë Demokratike ta tërheqë projektligjin, me arsyetimin se “ka shumë vërejtje e pasaktësi”.

Më herët, edhe partia më e madhe në vend, VV-ja ka thënë se “ka hile” nga ata që e kanë sponorizuar./Insajderi.com