Dështon raportimi i Shyqeri Haxhës, për shkak të problemeve teknike me pajisjet në Kuvend

Dështon raportimi i Shyqeri Haxhës,  për shkak të problemeve teknike me pajisjet në Kuvend

Komisioni Hetimor për Gjendjen në PTK dhe Vala ka shtyer raportimin me ish- kryeshefin ekzekutiv të PTK-së, Shyqeri Haxha, për shkak të problemeve teknike me pajisjet në Kuvend.

Anëtarët mbetën të caktojnë një datë tjetër për raportim.

Paraprakisht në këtë komision ka raportuar ish-kryeshefi, Adnan Merovci, i cili tha se u detyra të jepte dorëheqje 5 javë pas marrjes së detyrës për shkak të parregullsive në PTK dhe presionit të bordit të kësaj ndërmarrjeje.