Dështon raportimi i Veliut para komisionit – kishte kohë veç 45 minuta

Dështon raportimi i Veliut para komisionit – kishte kohë veç 45 minuta

Ishte caktuar që para komisionit parlamentar për Çështje te Sigurisë dhe Mbrojtjes, të raportonte ministri i Brendshëm, Agim Veliu, por kjo ka dështuar të ndodhë, njofton Insajderi.

Veliu ka ardhur para komisionit, por ka thënë se ka kohë vetëm 45 minuta të qëndrojë me anëtarët të këtij komisioni.

Me këtë nuk janë pajtuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, saktësisht shefi i grupit parlamentar, Rexhep Selimi.

Selimi, përveç me pakënaqësitë e shprehura në raport me Velin, ka pasur edhe një përplasje me deputeten e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu.

Nuk është bërë e ditur nëse për raportimin e Veliut është caktuar një datë tjetër./Insajderi.com