Ka dështuar raportimi i ministrit, Armend Zemaj, në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Zemaj është ftuar për intervistim nga deputetët e Kuvendit për shkak të rasteve të shumta me COVID-19 në vend, njofton Insajderi.
Por, vendimi i Partisë Demokratike të Kosovës, për të pezulluar aktivitetin në Kuvend për shkak të shkuarjes në Hagë të Hashim Thaçit e Kadri Veselit e ka pamundësuar raportimin e Zemajt për sot.
Kryetarja e këtij komisioni, Albena Reshitaj, tha se anëtarët e komisionit duhet treguar me kohë për vendimet partiake që i marrin e që ndikojnë direkt në punën e Kuvendit.
“Ne sot kemi paraparë raportimin e ministrit Zemaj, si kryesues i Komitetit të vlerësimit të situatës emergjente me COVID-19. Duke parë përshkallëzimin e situatës me COVID-19 na ka bërë si komision që ta ftojmë në raportim ministrin Zemaj. Për shkak se nuk kemi kuorum, me keqardhje them që duhet ta ndërpresim këtë punë. Kërkoj nga anëtarët që herëve të tjera të tregojnë me kohë se kanë marrë ndonjë vendim partiak”, tha Reshitaj. /Insajderi.com