Dështon rezoluta e VV-së për pandeminë

Ka dështuar rezoluta e pandemisë e propozuar nga LVV.

Dështon rezoluta e VV-së për pandeminë

Në seancën e Kuvendit të Kosovës ka dështuar rezoluta e Lëvizjes Vetëvendosje për pandeminë.

Kjo rezolutë nuk ka kaluar pasi kanë votuar vetëm 25 deputetë.

Në këtë rezolutë rekomandohej ndër të tjera që të shkohej në procedurë të përshpejtuar me Ligjin për Pandeminë, dhe po ashtu kompensimin e orëve shtesë për stafin shëndetësor.

Në anën tjetër, Kuvendi i Kosovës në përpjekjen e katërt ka ratifikuar marrëveshjet ndërkombëtare financiare – edhe Lëvizja Vetëvendosje ka votuar për këto marrëveshjeve. /Insajderi.com/