Ka dështuar seanca për rigjykimin ndaj Enver Sekiraqës i akuzuar për vrasjen e Triumf Rizës.
Kjo për shkak të mungesës së të akuzuarit Sekiraqa – të cilin nuk e solli në seancë Burgu i Sigurisë së Lartë në Dyz
Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Agim Kuçi ka thënë se me 7 qershor 2021 ka lëshuar urdhëresë për sjelljen e tij në këtë seancë, mirëpo sipas tij, nuk kishin marrë ndonjë konfirmim të pranimit të kësaj urdhëresë nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Dyz.
Sipas gjykatësit, nuk janë në dijeni as për arsyet e mos pranimit të kësaj urdhërese, raporton Betimi në Drejtësi.
Ndërsa në lidhje me seancën e radhës, e cila parashihet të mbahet me 25 qershor 2021, gjykatësi Kuçi tha se do të bëhen përpjekje që të sigurohet prezenca e të akuzuarit.Prezent në sallë të gjykimit ishtin prokurori special Haki Gecaj, mbrojtësja e Sekiraqës, avokatja Kosovare Kelmendi, i dëmtuari Shefqet Riza, si dhe dëshmitarët Latif Merovci, Drita Hoxha dhe Fadil Gashi.
Seanca e fundit për këtë rast ishte mbajtur më 24 maj 2021. /Insajderi.com