Ka dështuar seanca ndaj ish-deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, Besa Baftiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Pal Lekaj, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, transmeton Insajderi.
Shkaku i dështimit të kësaj seance ishte mungesa e të akuzuarit, Pal Lekaj, të cilit sipas gjyqtarës nuk është arritur t’i dërgohet ftesa.
“Mungon i pandehuri Pal Lekaj. Në ftesë të gjykatës figuron se dera ishte e mbyllur dhe nuk ka qenë e mundur t’ia lenë ftesën”, tha gjyqtarja Dërmaku.
Seanca e radhës është caktuar të mbahet më datë 1 prill.
Aktakuza e Prokurorisë thotë se të akuzuarit Albulena Haxhiu, Besa Baftiu, Donika Kadaj – Bujupi e Pal Lekaj, në shkurt të 2016-tës, kanë futur bombola të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës duke e kryer veprën penale armëmbajtje pa leje. /Insajderi.com