Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dështuar të mbahet seanca e katërt ndaj Xhevdet Qeriqit dhe 10 veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për organizimin e një proteste në gusht të vitit 2015, njofton Insajderi.
Asnjë nga të akuzuarit nuk ka marrë pjesë në seancë.
11 veteranët po akuzohen se në protestën e 7 gushtit të vitit 2015 dëmtuan rrethojat e objektit të qeverisë dhe dëmtuan një veturë.
Se nuk ka kushte për mbajtjen e seancës ka njoftuar gjyqtarja Luljeta Krasniq. Sipas saj, seanca shtyhet për një afat të pacaktuar.
“Meqë nuk ka kushte për mbajtjen e seancës, gjykata merr aktvendim që seanca të shtyhet në afat të pacaktuar deri sa të sigurohet prova lidhur me pronarin e veturës dhe dëmin e caktuar ndaj kësaj veture”.
Ndërkaq, avokati Bedri Krasniqi, tha se në bazë të të dhënave nga faktet në terren dëmi i shkaktuar gjatë protestë e kap vlerën e 400 euro./Insajderi.com