
Ka dëshuar të vazhdojë seanca gjyqësore ndaj ish-sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës, Betim Reçica dhe tre zyrtarëve, Isa Berisha, Leonora Limani dhe Mirdit Emini, transmeton Insajderi.
Kjo pasi avokati Florin Vërtopi ka deklaruar se nuk i kanë marrë shkresat e rastit.
Vërtopi ka deklaruar para gjyqtarit Musa Kongjeli se gjykimi nuk mund të fillojë pa i pranuar provat.
Seanca tjetër pritet të mbahet më 15 prill. /Insajderi.com