Dështon seanca ndaj Betim Reçicës dhe tre zyrtarëve të tjerë

Dështon seanca ndaj Betim Reçicës dhe tre zyrtarëve të tjerë

Ka dëshuar të vazhdojë seanca gjyqësore ndaj ish-sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës, Betim Reçica dhe tre zyrtarëve, Isa Berisha, Leonora Limani dhe Mirdit Emini, transmeton Insajderi.

Kjo pasi avokati Florin Vërtopi ka deklaruar se nuk i kanë marrë shkresat e rastit.

Vërtopi ka deklaruar para gjyqtarit Musa Kongjeli se gjykimi nuk mund të fillojë pa i pranuar provat.

Seanca tjetër pritet të mbahet më 15 prill. /Insajderi.com