Dështon sërish mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, Konjufca cakton seancën e radhës

Dështon sërish mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, Konjufca cakton seancën e radhës

Ka dështuar sërish të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit për shkak të mungesës së kuorumit.

Për dallim nga herët e kaluara, ku Lista Serbe mungonte në mbledhjet e Kryesisë, kësaj radhe të pranishëm nuk ishin as anëtari nga Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe as nga Partia Demokratike e Kosovës.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se pavarësisht mungesës së përfaqësueve të këtyre partive, kryetar i Kryesisë së Kuvendit, Glauk Konjufca, ka vendosur që seanca e radhës plenare të mbahët më 25 nëntor, shkruan Shqip.com.

“Sot besoj e keni parë se mbledhja e Kryesisë së Kuvendit prapë nuk ka pas kuorum. Përfaqësuesi i Listës Serbe dhe dy përfaqësues të partive opozitare, LDK dhe PDK nuk ishin aty. Anëtari i ri i zgjedhur i PDK-së, kishte paralajmëruar mosardhjen, derisa nuk kemi pasur përgjigje nga anëtari i kryesisë nga LDK”.

Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të VV-së

“Sidoqoftë, sot kryetari I Kuvendit konform të drejtës së tij, sipas Kushtetutës, caktoj seancën e radhës plenare të Kuvendit, më 25 nëntor, me fillim nga ora 10.00. Nga agjenda e paralajmëruar pika më me rëdnësi dhe më me peshë është ajo e shqyrtimit të Projketbuxhetit për vitin 2022 e cila pritet të jetë në trajtim në seancën e radhës. Përderisa propozimi për dy gjykatës të Gjykatës Kushtetutese është shtyer javen tjetër, pas mbledhjes së rregullt, shpresojmë të Kryesisë së Kuvendit”, tha ajo gjatë konferencës për media.

Në anën tjetër, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se opozita nuk mund të fajësohet nga pozita për dështim të mbledhjes së Kryesisë.

Sipas tij, mazhoranca ka votat e mjaftueshme për ta mundësuar mbajtjen e këasj mbledhje.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në konferencë për media.

“Pra edhe kjo seancë u desht të caktohej me vendim nga kryetari, në pamundësi të caktimit nga kryesia për shkak të mos pasjes kuorum në këtë mbledhje. Në radhë të parë dua të them që mazhoranca nuk mundet me fajësu opoziten pse nuk funksionon kryesia e Kuvendit, sepse mazhoranca është ajo e cila i ka numrat edhe në kryesi edhe në seancë”, tha ai.

Më tutje, Tahiri shtoi se ka “degjenerim të jetës parlamentare, e që opozita nuk po mund të ndihmojnë në përmirësimin e kësaj gjendje”.

“Po e shihni që tash e një kohë të gjatë ka një degjenerim të jetës parlamentare, fatkeqësisht diçka që nuk e dshirojmë askush, më së paku ne si opozitë e Kuvendit. Është degjenerim aq i madh sa që as ne nuk po mund të ndihmojmë. Sa i përket rendit të ditës, tashmë është caktuar nga kryetari”, përfundoi ai./Insajderi.com