Ndonës" />

Dështon takimi i thirrur nga Kadri Veseli

Dështon takimi i thirrur nga Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thirrur në takim sot të gjithë liderët e partive politike, për të diskutuar rreth çështjes së dialogut me Serbinë

Ndonëse ky takim ishte thirrur për orën 10:00, mësohet se ftesës së Veselit nuk i janë përgjigjur pjesa dërrmuese e liderëve, rrjedhimisht ky takim ka dështuar të mbahet.

Me këtë rast, në orën 10:30 kryekuvendari Veseli do të mbajë një konferencë për media.

Ndërkohë, spektri politik në Kosovë po vazhdon të jetë i përçarë sa i përket dialogut. Opozita në vazhdimësi po e kundërshton fazën finale të negociatave në formën si ka nisur.

Përfaqësuesit e opozitës nuk po e pranojnë në asnjë rrethanë presidentin Hashim Thaçi për kryemegociator.