Dështon zgjedhja e “Ftyrës” në krye të Agjencisë për Verifikim të Pronës

Dështon zgjedhja e “Ftyrës” në krye të Agjencisë për Verifikim të Pronës

Naser Shala nuk ka marr votat e mjaftueshme të deputetëve për postin e drejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Në këtë garë Shala kishte konkurrente Florije Kikën. As kjo e fundit nuk ka marr votat e mjaftueshme për këtë post.

Naser Shala i cili njihet me pseudonimin e luftës “Ftyra” ka qenë i akuzuar për krime luftë në rastin “Kleçka” së bashku edhe me zëvendëskryeministrin aktual Fatmir Limaj dhe tetë të akuzuar tjerë.

Pasi që nuk morën votat e deputetëve konkursi për këto dy poste do të përsëritet.

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj kishte propozuar Naser Shalën për pozitën e drejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Po ashtu Shala është njëri nga protagonsitët e “Dosjes së Shefave” të publikuar nga Insajderi në vitin 2016. /Insajderi.com