Dështon zgjedhja e gjyqtarit të Kushtetueses

Dështon zgjedhja e gjyqtarit të Kushtetueses

Ka dështuar zgjedhja e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, pasi asnjë nga kandidatët nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, njofton Insajderi.

Në seancën e së enjtes para deputetëve u prezantuan tre kandidatë, Vigan Qorrolli, Haxhi Xhemajli dhe Hilmi Jashari, meqë kandidati i katërt, Visar Morina, u tërhoq nga gara.

Në finale ishin Qorrolli dhe Xhemajli, por asnjëri nga ta s’mori votat e mjaftueshme.

Ndaj, për këtë pozitë do të përsëritet konkursi.

Në raundin e tretë të votimit, Qorrolli mori 49 vota, ndërsa Xhemajli 39./Insajderi.com